Shumë të nderuar kolege/ë oftalmologë shqipfolës në mbarë botën, kam nderin tju bëj me dije se pas një pune shumëvjeçare realizuam ëndrrën e çdo shqiptari që ka lidhje me oftalmologjinë apo problemet e SYRIT, krijimin e një formacioni shkencor të bashkuar mbarëshqiptar, formimin e Shoqatës MbarëShqiptare të Oftalmologjisë (ShMSHO) Assotiation of Ophthalmology. (PAAO). Historia e formimit të ShMShO është frut i bashkëpunimit të shkëlqyer midis oftalmologëve Shqipfolës në të gjitha trojet shqiptare por edhe shqiptarëve që studiojnë dhe punojnë si oftamologë në çdo vend të Botës.Në një drekë vëllazërore me bashkëkombasit e mi oftalmologë, më 15 Shkurt 2014 gjate zhvillimit të punimeve të kongresit të 18-të të Shoqatës Europiane të Kirurgëve oftalmologë që merren me kirurgjinë e Kristalinit dhe të Refraksionit, në Ljubjana të Sllovenisë hodha idenë e formimit të kësaj shoqate ku oftalmologët të flasin, diskutojnë dhe prezantojnë dijet, eksperiencën dhe idetë e tyre në gjuhë amtare, gjuhën shqipe. Historia e kombit tonë me vështirësitë dhe arritjet ndërshekullore i ka diktuar Shqiptarisë ndarje, copëtime dhe krijimin e komuniteteve shqipfolëse në shumë vende të botës, popullata e të cilëve është e konsiderueshme dhe aktualisht përfaqësohet nga dy shtete, Shqipëria dhe Kosova.Duhen përmbledhur këtu edhe oftalmologët shqiptarë që ka studiuar apo jeta i ka çuar në shumë vende të botës krijohet një armatë e madhe e denjë për të përfaqësuar dhe zhvilluar oftalmologjinë Shqiptare. Qëllimi i kësaj nisme ka patur si motiv bashkimin e sa më shumë oftalmologëve për të organizuar aktivitete shkencore me pjesëmarrje të madhe, për të përpunuar protokollet e përbashkëta të punës së përditshme, duke shkëmbyer eksperiencat apo praktikat e shumë vendeve si domosdoshmëri për të zhvilluar specialitetin më të mirë të mjekësisë, oftalmologjinë, që përparimet dhe zhvillimet e fundit e kanë berë lider dhe simbol të të gjithë specialiteteve mjekësore. Kjo shoqatë do të lartësojë profesionin tonë, do ta zhvillojë atë dhe do ta çojë në një nivel më të lartë e bashkëkohor,do ta bejë të njohur oftalmologjinë shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe do të ndihmojë që komuniteti i oftalmologëve shqiptar të njihet në kohe reale me metodat diagnostikuese dhe teknikat operatore më të avancuara.Falenderim të veçantë në këtë introduksion meritojnë themeluesit e kësaj Shoqate Prof Pajtim LUTAJ, Dr Iljaz Ismaili, Dr Stela Ceca, Dr Bledar Kruja, Dr Julinda Jaho, Dr Avni Nuhiu si firmëtarët e parë që bënë të mundur aplikimin ne Gjykatën e rrethit Tiranë e cila me vendim Nr: 3919 datuar 05/06/2014 vendosi: Regjistrimin si person Juridik të Shoqatës. “Shoqata MbarëShqiptare e Oftalmologjise” -ShMShO- & “PannAlbanian Association of Ophthalmology” -PAAO-.Vlerësim maksimal shkon gjithashtu për Prof Kelmend Spahiu, Gazmend Kaçaniku dhe Naser Salihu, por edhe gjithë oftalmologëve Shqiptarë pa mbështetjen e të cilëve themelimi, aktivizimi dhe modernizimi i kësaj shoqate nuk do të ishte i mundur.