Shumë të nderuar kolege/ë oftalmolog shqipfolës në mbarë botën, ju konfirmojë se pas një pune shumë vjeçare realizuam endrrën e çdo shqiptari që ka lidhje me oftalmologjinë apo problemet e SYRIT , krijimin e një formacioni të bashkuar mbarëshqipëtar, formimin e Shoqates MbarëShqipëtare të Oftalmologjisë (ShMShO). PanAlbanian Assotiation of Ophthalmology (PAAO).
Historia e formimit te ShMShO është frut i bashkëpunimit të shkëlqyer midis oftalmologëve Shqipfolës në trojet shqipétare por edhe shqipëtarëve qe studjojnë dhe punojnë në çdo vend të Botës.
Në një drekë vllazërore me bashkëkombasit e mi, më 15 Shkurt 2014 gjatë zhvillimit të punimeve të kongresit të 18-të të Shoqatës Europiane të Kirurgëve oftalmologe që merren me kirurgjinë e kristalinit dhe te Refraksionit, në Ljubjana të Sllovenisë hodha idenë e formimit të një formacioni shqipfolës ku oftalmologët të flasin, diskutojnë dhe prezantojnë dijet, eksperiencën dhe idetë e tyre në gjuhën amtare, gjuhën shqipe. Historia e kombit tonë me veshtirësitë dhe arritjet ndërshekullore i ka diktuar Shqiptarisë ndarjen në dy shtete por edhe krijimin e komuniteteve shqipfolëse në shumë vende të botës, popullata shqipfolëse e të cilëve është e konsiderueshme. Duhen përmendur edhe oftalmologët shqipëtar qe kanë studjuar apo jeta i ka çuar ne shume vende te botës krijohet një armatë e madhe e denjë për të prezantuar dhe zhvilluar oftalmologjinë e Shqiptarisë. Qëllimi i kësaj nisme ka patur si motiv bashkimin e sa më shumë oftalmologeve pë të organizuar aktivitete shkencore me pjesmarrje të madhe, për të përpunuar protokollet e përbashketa të punës së përditëshme, duke shkëmbyer eksperiencat apo praktikat e shumë vendeve si domosdoshmëri për të zhvilluar specialitetin më Nobel të mjekësisë, oftalmologjinë, përparimet dhe zhvillimet e fundit e kanë berë lider dhe simbol te te gjithe specialiteteve mjeksore. Kjo shoqatë do të lartesojë profesionin tone, do ta zhvillojë atë dhe do ta çoje në një nivel më të lartë e bashkëkohor, do ta bejë te njohur oftalmologjine shqiptare ne arenen nderkombetare dhe do ta ndihmoje qe komuniteti i oftalmologeve shqiptar te njihet ne kohe reale me metodat diagnostikuese dhe teknikat operatore te reja.
Falenderim te veçant në këtë introduksion meritojnë themeluesit e kësaj Shoqate Prof Pajtim LUTAJ, Dr Iljaz Ismaili, Dr Stela Ceca, Dr Bledar Kruja, Dr Julinda Jaho, Dr Avni Nuhiu si firmëtaret e parë që bënë të mundur aplikimin ne Gjykaten e rrethit Tirane e cila me vendim Nr: 3919 datuar 05/06/2014 vendosi: Regjistrimin si person Juridik të Shoqatës. “Shoqata MbarëShqiptare e Oftalmologjise” -ShMShO- & “PannAlbanian Association of Ophthalmology” -PAAO-.
Vlerësim maksimal shkon gjithashtu për Prof Kelmend Spahiu, Gazmend Kaçaniku et Naser Salihi, por edhe gjith oftalmologeve Shqiptar pa mbështetjen e te cileve aktivizimi dhe modernizimi i kësaj shoqate nuk do te ishte i mundur.
Me respekt
Pr Pajtim LUTAJ
Kryetar